E diel, 18 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

LSDM: Rënie prej 13 për qind te VMRO-DPMNE, rritje prej 46 për qind te LSDM në zgjedhjet në Brvenica

18.10.2026, 21:35

Rezultatet fillestare nga Qendra Analitike e LSDM-së për zgjedhjet për kryetar të Brvenicës tregojnë se në krahasim me zgjedhjet e vitit 2025 votat për VMRO kanë rënë për 13%, ndërsa votat për LSDM janë rritur për 46%, thonë nga LSDM.

„Nga 3.388 vota të fituara për kryetar në vitin 2025 tani kandidati i VMRO-së, Stojanço Radiçevski ka fituar 2.944 vota. Kjo është një rënie e mbështetjes për 13%. Rënia e VMRO-së është edhe më e madhe, mbi 20% nëse merret parasysh se edhe ZNAM dhe Levica e mbështetën kandidatin e VMRO-së.

LSDM në vitin 2025 fitoi 481 vota për kandidatin për kryetar, ndërsa tani, në vitin 2026, kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski fitoi 706 vota që është një rritje prej 46%.

Rezultatet në Brvenicë konfirmojnë trendin që mbështetja për VMRO-në po zvogëlohet, ndërsa besimi te LSDM po rritet“, thuhet në njoftimin për media të LSDM-së.

Lajme të ngjashme