(Video) Lazio në mes të Torinos e mposht Juventusin

Lazio e mposhti Juventusin me 3:0 në derbin e javës së shtatë të Serie A italiane, i zhvilluar në stadiumin "Allianz" në Torino. Ekipi i Xhenaro Gatuzos vazhdoi fillimin e shkëlqyer të sezonit dhe mbeti i pamposhtur në kampionat.
Golat për skuadrën romake i shënuan Oliver Prostgard në minutën e 37-të, Gustav Isaksen në minutën e 66-të dhe Fisajo Dele-Bashiru në fund të ndeshjes.
Lazio me fitoren e gjashtë arriti në 19 pikë dhe u barazua me Interin në krye të tabelës. Juventusi mbeti me 11 pikë pas shtatë javësh dhe vazhdoi me rezultate të dobëta në kampionatin vendas. Ekipi i Luçiano Spaletit arriti vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit të ligës, ndërsa humbja e rëndë në shtëpi rriti edhe më shumë diferencën me ekipet kryesuese.
Fitorja e Lazios në Torino pas nëntë tentativave të dështuara dhe pothuajse shtatë vite pritje është më e bindshmja në historinë e tyre në stadiumin e Juventusit. I pezulluar, Luçiano Spaleti pa i pafuqishëm humbjen e ekipit të tij nga tribunat.
Në javën e ardhshme, Lazio pret Parmën në shtëpi, ndërsa Juventusi luan si mysafir kundër Leçes.
Foto/ EPA



