E diel, 18 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Guler shpëtoi nga kartoni i kuq, pastaj me gol të bukur paralajmëroi fitoren e thellë të Realit

18.10.2026, 23:11

Real Madrid në javën e nëntë e mposhti Sevillan me 4:1 dhe në El Clasico, fundjavën e ardhshme do të hyjë me gjashtë pikë më pak se Barcelona kryesuese.

Fitorja e Realit është e thellë, por sigurisht do të shkaktojë reagime të mëdha në Spanjë. Do të analizohet situata nga minuta e 23-të, kur Arda Guler, pa top, goditi me bërryl në fytyrë Pekën.

Ndodhi një përplasje, pas së cilës gjyqtari Busquets ndau kartonë të verdhë për Hausen dhe Felix. U prit reagim nga dhoma VAR, pasi gjyqtari kryesor nuk e pa tërë situatën, por aty nuk panë asgjë të diskutueshme.

X (Twitter)

agresioni i Arda Guler. Gjyqtari nuk pati guxim ta përjashtojë. Skandal në Bernabeu. pic.twitter.com/hMmeVNRdme

— -1899- (@_Futbolero_) 18 tetor 2026

Shiko në X

Shtatë minuta më vonë, Guler me një gol spektakolar paralajmëroi fitoren e Realit. Menjëherë më pas shënoi edhe Mbappe, pas një aksioni të jashtëzakonshëm solo.

Në pjesën e dytë Mbappe shënoi nga penalltia, ndërsa në 10 minutat e fundit, pasi Bueno ngushtoi në 3:1, pikën finale në ndeshje vendosi Diomande.

Foto/ EPA

Lajme të ngjashme