E diel, 18 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Le Pen: Franca është peng mes dhunës dhe paaftësisë së pushtetit

18.10.2026, 22:03

Udhëheqësja e së djathtës ekstreme franceze dhe kandidate presidenciale, Marine Le Pen, dënoi, siç e vlerësoi, "krizën e thellë" në Francë pas trazirave dyditore në vend, duke paralajmëruar se ngjarjet përbëjnë kërcënim për demokracinë.

Në një fjalim video të publikuar në rrjetin social X, Le Pen kritikoi pushtetin e presidentit francez Emmanuel Macron, duke e vlerësuar atë si të lodhur dhe të çorientuar.

Ajo tha se pushteti duket i paaftë të bëjë diçka tjetër përveçse të komentojë rëndësinë e vet.

"Po përballemi me një krizë të thellë besimi dhe autoriteti, e cila përbën kërcënim për demokracinë", deklaroi Le Pen.

"Ky fakt duhet të na paralajmërojë: vendi ynë është kapur në grackë, madje edhe mbajtur peng, mes dhunës dhe paaftësisë", theksoi ajo.

Ndërkohë, këshilli bashkiak në qytetin francez Limoges, i ndërtuar në vitin 1883, duket plotësisht i shkatërruar pas zjarrit dhe demonstratave studentore.

Politikanë nga e majta dhe e djathta kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Laurent Nuñez, pasi u krijua përshtypja se qeveria ishte kapur në befasi nga përmasat e dhunës.

Gjatë trazirave janë sulmuar dhe djegur objekte shtetërore, janë thyer stacione autobusi, rrugët janë bllokuar me barrikada, ndërsa dyqanet janë plaçkitur dhe shkatërruar.

Lajme të ngjashme