E diel, 18 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Trump mbështeti hapur Netanyahu para zgjedhjeve parlamentare në Izrael

18.10.2026, 21:47

Presidenti amerikan Donald Trump të dielën i dha mbështetje aleatit të tij Benjamin Netanyahu para zgjedhjeve parlamentare të ardhshme në Izrael, duke shprehur mbështetje të plotë dhe pa rezervë për rizgjedhjen e tij në postin e kryeministrit.

"Bibi Netanyahu ishte i fortë, i guximshëm dhe brilant kur u përball me rezistencë të madhe, përfshirë edhe atë që vinte nga vetë Izraeli", shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

"Një partner i tillë është pikërisht ai që Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Izraeli – një vend për të cilin kanë bërë shumë. Le të shërbejë kjo letër si shprehje e mbështetjes time të plotë dhe pa rezervë për Bibi Netanyahu në garën e ardhshme për rizgjedhjen në postin e kryeministrit izraelit", shtoi presidenti amerikan.

Zgjedhjet kombëtare në Izrael do të mbahen më 27 tetor dhe do të jenë të parat pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ngjarje që tronditi vendin dhe futi Lindjen e Mesme në kaos.

Pas sulmit, Izraeli hyri në luftëra në Gaza, Liban dhe Iran.

Rezultati i zgjedhjeve mund të përcaktojë nëse Netanyahu do të qëndrojë në pushtet pas një prej periudhave më vendimtare në historinë izraelite ose do të mposhtet nga kundërshtarët nga qendra, të cilët premtojnë fillimin e një epoke të re.

Lajme të ngjashme