(Foto) Rusët gjatë natës sulmuan disa qytete ukrainase: ka të vrarë dhe të plagosur

Dy persona vdiqën në një sulm rus me dronë të kryer gjatë natës në rajonin e Kharkiv, njoftoi të mërkurën guvernatori rajonal Oleg Sinegubov. Sipas tij, në sulm u goditën shtëpi private, ndërsa edhe njëmbëdhjetë persona pësuan reagime akute stresi, transmeton Reuters.
Sulme ndaj Kievit dhe Kremenchukut
Në Kiev, një sulm ajror rus goditi një ndërtesë banimi dhe infrastrukturën e transportit, duke shkaktuar zjarre, tha kryebashkiaku Vitali Klichko. Autoritetet lokale në Kremenchuk, në rajonin e Poltavës, njoftuan se dy persona u plagosën në një sulm ndaj universitetit atje.
Aktivitete diplomatike
Sulmet e reja ndodhën para takimit midis përfaqësuesit amerikan Steve Witkoff dhe presidentit rus Vladimir Putin, i caktuar për të mërkurën. Të martën, në Norvegji, Witkoff zhvilloi biseda "konstruktive" me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha një përfaqësues amerikan.



