E mërkurë, 21 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

"Me Mickoskin paga minimale nuk mjafton as për ushqim, 33% e punëtorëve jetojnë në varfëri", thonë nga LSDM

21.10.2026, 08:55

"Paga minimale nuk mbulon as nevojat bazë mujore për ushqim dhe pije të një familjeje me katër anëtarë. Vetëm për ushqim dhe pije në tetor qytetarëve u nevojiten 26.170 denarë. Që nga janari shpenzimet për ushqim dhe pije janë rritur për gati 2.000 denarë", thonë nga LSDM.

"Shporta e konsumit është mbi 70 mijë denarë, ndërsa me qiranë arrin mbi 90 mijë denarë. As tre paga nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës.

Punëtorët në Maqedoni me vështirësi arrijnë të përballojnë jetesën, me pagat më të ulëta në Evropë. Nga gjithsej 540.000 të punësuar, rreth 180.000 punëtorë marrin paga më të ulëta se 31.200 denarë në muaj.

33% e punëtorëve në Maqedoni marrin pagë nën pragun e varfërisë. Këta njerëz shkojnë në punë, punojnë, përpiqen dhe nuk kanë mjaftueshëm për një jetë dinjitoze – ata jetojnë fjalë për fjalë në varfëri.

Në vend që të rrisë pagat, hajduti mendon për import të punëtorëve ekonomikë si fuqi punëtore e lirë. Nikollovski thotë 50.000 punëtorë ekonomikë, ndërsa Mickoski mbi 100.000.

Kjo realitet i ashpër është vendim i hajdutëve Mickoski – që punëtorët të punojnë për pak para dhe të jenë të varfër", njofton LSDM.

Lajme të ngjashme