E enjte, 22 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Katastrofat natyrore në Kinë lanë qindra të vdekur ose të zhdukur dhe shkaktuan dëme të mëdha

22.10.2026, 09:47

Katastrofat natyrore në Kinë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti shkaktuan humbje ekonomike direkte prej 199.36 miliardë juanë (rreth 25.7 miliardë euro), njoftoi Ministria e Menaxhimit të Emergjencave.

Si shkaqe, Ministria përmendi tajfunet, përmbytjet, reshjet e dendura dhe katastrofat gjeologjike, transmeton Reuters.

Numri i viktimave
Ministria gjithashtu njoftoi se 562 persona kanë vdekur ose janë zhdukur në një katastrofë që goditi rajonin e Nepalit dhe Tibetit në gusht. Ky numër mbetet i pandryshuar në krahasim me raportin zyrtar të mëparshëm.

Lajme të ngjashme