E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Moti i vranët dhe më i ftohtë me shi deri të martën, lokalisht priten mbi 60 litra për metër katror

Moti nesër do të jetë i vranët me reshje lokale të herëpashershme shiu me intensitet të dobët deri mesatar, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 7 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë.

Në Shkup, kryesisht i vranët me shi të herëpashershëm, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik deri të martën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe më i ftohtë me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ndryshueshëm. Reshje më të bollshme do të ketë të dielën dhe të hënën në fund të ditës dhe gjatë natës drejt të martës. Në shumë vende pritet të bjerë sasi më e madhe shiu (mbi 25 l/m² për 24 orë), dhe gjatë periudhës së parashikuar lokalisht edhe mbi 60 l/m². Nga e mërkura dhe në ditët në vijim do të mbetet mot më i ftohtë, por stabil dhe i thatë.

Lajme të ngjashme