Nesër mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut herë pas here

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut herë pas here. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.
Ditët në vijim pritet një periudhë me mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Reshje më të bollshme priten të hënën. Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës. Deri në fund të kësaj periudhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior.



