Magjar: Kombet e Bashkuara nuk duhet të udhëhiqen nga një shef mafie

Kombet e Bashkuara nuk janë një organizatë kriminale dhe nuk duhet të udhëhiqen nga një "shef mafie", deklaroi sot kryeministri hungarez Peter Magjar, lidhur me pretendimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të nominojnë ish-kryeministrin Viktor Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Çekisë dhe Hungarisë në Pragë, Magjar tha se askush nuk ka ndërmend të shfuqizojë Kombet e Bashkuara, por nëse dikush dëshiron t'i shkatërrojë, një fillim i mirë do të ishte të "emërojë një Orban", transmeton MTI.
Ai deklaroi se, pavarësisht të gjitha mangësive, nuk mendon se Kombet e Bashkuara janë një organizatë kriminale, as që duhet të udhëhiqen nga një person që e krahason me një shef mafie.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se tre ish-funksionarë të lartë të qeverisë së Orbanit janë tashmë në paraburgim.



