Nesër me vranësira të ndryshueshme dhe mjegull në mëngjes, nga e dielja reshje më të dendura shiu

Mot i nesërm do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës në mëngjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende përgjatë rajonit të Vardarit do të forcohet herë pas here. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 10, ndërsa temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here erë më e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.
Ditët në vijim pritet periudhë me mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ndryshueshëm. Reshje më të dendura priten të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme. Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës. Deri në fund të kësaj periudhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior.



