Nesër me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut herë pas here

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut herë pas here, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në disa vende reshjet do të jenë shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me bubullima. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull në mëngjes. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 13, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 19 deri në 24 gradë.
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut herë pas here. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë shiu i rrëmbyeshëm, i shoqëruar me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.
Të premten në orët e mëngjesit do të ketë reshje lokale të shiut herë pas here, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Të shtunën do të mbajë mot stabil, ndërsa nga e diela dhe ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me reshje lokale të shiut herë pas here.



