Diell me pak vranësira lokale, temperatura sot deri në 26 gradë

Moti sot do të jetë diellor me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.
Në Shkup, diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.
Moti në ditët në vijim
Që nga mesdita e së mërkurës dhe në ditët në vijim do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Të enjten reshjet do të jenë intensive dhe më të bollshme, të shoqëruara me bubullima të herëpashershme. Deri të enjten në luginat do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit dhe vranësira të ulëta. Të premten do të fryjë erë e fortë veriperëndimore.



