Diell me vranësira lokale të vogla deri mesatare: temperatura maksimale deri në 23 gradë

Moti sot do të jetë diellor me vranësira lokale të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Povaradarisë dhe pjesëve lindore.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 1 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 23 gradë.
Në Shkup, diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë.
Moti gjatë javës së ardhshme
Gjatë javës së re do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme. Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, të cilat lokal do të jenë më intensive dhe më të bollshme.



