E mërkurë, 21 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Më 25 tetor fillon llogaritja dimërore e kohës, njoftoi Ministria e Energjisë

21.10.2026, 16:20

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Parë Minerale njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendimin për përcaktimin e fillimit dhe përfundimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2026, i publikuar në "Fletoren Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 58 më 19 mars 2026.

"Sipas Vendimit të miratuar, llogaritja verore e kohës filloi më 29 mars 2026, ndërsa llogaritja dimërore e kohës fillon më 25 tetor 2026 në orën 03:00, me kthimin e orës një orë pas, që do të thotë se ora 03:00 do të llogaritet si ora 02:00".

Lajme të ngjashme