E mërkurë, 21 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Medhiti: Zbulimi i hershëm shpëton jetë, ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit duhet të arrijë në çdo familje

21.10.2026, 14:39

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Tetorit Rozë, muaji ndërkombëtar për ngritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i Komunës Çair, Izet Medhiti, mori pjesë në një ngjarje edukative për ngritjen e ndërgjegjësimit publik, organizuar në shkollën fillore “Ismail Qemali”, së bashku me dr. Ilir Ismaili, mësuesit dhe nxënësit e shkollës.

Ngjarja ishte dedikuar rëndësisë së informimit, ngritjes së ndërgjegjësimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, me theks të veçantë në rolin e edukimit shëndetësor dhe kontrolleve parandaluese të rregullta në mbrojtjen e shëndetit. Përmes bisedës me të pranishmit u përcoll mesazhi se kujdesi për shëndetin dhe informimi i vazhdueshëm përbëjnë përgjegjësi të përbashkët të institucioneve dhe shoqërisë.

“Tetori Rozë është një kujtesë e rëndësishme që lufta kundër kancerit të gjirit kërkon ndërgjegjësim, solidaritet dhe veprim të vazhdueshëm. Sot, së bashku me dr. Ilir Ismailin, mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”, biseduam për rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe kontrolleve parandaluese të rregullta. Si Komuna Çair, do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa që promovojnë edukimin shëndetësor dhe rrisin ndërgjegjësimin tek qytetarët. Qëllimi ynë është që ky mesazh të arrijë në çdo familje, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë”, deklaroi Medhiti.

“Komuna Çair do të vazhdojë me mbështetjen e aktiviteteve edukative dhe iniciativave për ngritjen e ndërgjegjësimit publik, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe punonjësit shëndetësorë, me qëllim promovimin e kulturës së mbrojtjes parandaluese shëndetësore, informimit dhe përgjegjësisë ndaj shëndetit publik”.

Lajme të ngjashme