Zbulim interesant: Ja sa takime nevojiten para se çiftet të kenë seks për herë të parë

Më shumë se 5,500 persona morën pjesë në studim, dhe rezultatet janë mjaft interesante.
Çdokush ka qëndrimet e veta për kohën e duhur për seks me një partner të ri. Ndërsa disa nuk presin as deri në takimin e dytë për të qenë intimë, të tjerët presin deri në martesë. Duke pasur parasysh këtë, Match.com anketoi mbi 5,500 beqarë për zakonet e tyre në takime – më saktë, sa takime do të ishte ideale të kalohen para se të ndodhë seksi.
Sipas studimit të tyre, "numri magjik" i takimeve para seksit është pesë.
Rreth 35% e të anketuarve deklaruan se lidhja e tyre më e mirë filloi me seks në takimin e pestë, transmeton Sexpert. Prandaj, nëse dëshironi që përvoja juaj me takimet të shndërrohet në një lidhje, mendoni të prisni deri në takimin e pestë para se të keni seks. Nëse, nga ana tjetër, kërkoni vetëm një aventurë për një natë, numri i takimeve nuk ka rëndësi.
Megjithatë, është befasuese që 25% e burrave dhe grave thanë se ajo që filloi si një takim për një natë, në fakt u shndërrua në një lidhje.
Por, pse takimi i pesti përmendet kaq shpesh si koha ideale për seks? Deri në takimin e pestë, ju tashmë keni një ide më të mirë për atë se çfarë personi është në të vërtetë. Deri atëherë duhet të dini nëse ai person është i mirë apo i keq, nëse ndiheni rehat në shoqërinë e tij, nëse tregon interes për gjërat që ju janë të rëndësishme dhe – më e rëndësishmja – nëse ekziston ndonjë thelb i vërtetë në lidhjen tuaj.
Derisa të arrini atë moment, keni pasur mundësinë të shihni nëse ai person ka cilësitë që kërkoni – nëse është i zgjuar, ambicioz apo çfarëdo që prisni nga dikush – por gjithashtu edhe të kontrolloni nëse ekziston mundësia për diçka serioze mes jush, apo nëse bëhet fjalë për një lidhje që është vetëm me karakter seksual.



