„Pagat rriten si rezultat i politikave të reja ekonomike“, thonë nga VLEN

„Përmirësimi i standardit të jetesës është në qendër të politikave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga VLEN. Rritja e pagave dhe krijimi i kushteve për një jetë më të mirë nënkupton një kurs të ri ekonomik, ndryshe nga periudha e qeverisjes së LSDM-BDI, kur rritja e të ardhurave ishte dukshëm më e ulët“, thonë nga VLEN.
„Paga mesatare neto në korrik 2026 arriti në 48.499 denarë, që përbën një rritje prej 7.538 denarësh, ose 18,4% krahasuar me korrikun 2024. Kjo rritje pasqyron dinamikën e pagave gjatë mandatit aktual dhe përkushtimin për rritjen e të ardhurave.
Dallimi në krahasim me periudhën e qeverisjes së LSDM-BDI shihet edhe në shifra. Në periudhën nga qershori 2017 deri në qershor 2019, paga mesatare neto u rrit për 2.397 denarë, ose 10,51%. Në periudhën korrik 2024 – korrik 2026, rritja nominale është më e lartë për 7,89 pikë përqindjeje.
Gjatë viteve, rritja ekonomike nuk u reflektua në të ardhura në masën që prisnin familjet. VLEN angazhohet që përmes politikave që mbështesin punën dhe zhvillimin ekonomik të krijohen më shumë mundësi dhe siguri më e madhe financiare për familjet.
Qëllimi i Qeverisë është rritja e të ardhurave, hapja e vendeve të punës me paga më të larta dhe krijimi i kushteve për një të ardhme më të mirë në vend.
Për VLEN, përmirësimi i standardit të jetesës mbetet një prioritet i përditshëm, dhe jo vetëm një premtim politik“, njoftojnë nga VLEN.



