Pa ujë një pjesë e Karposhit dhe Moranit

Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime Shkup njofton se për shkak të defektit në valvulën në rrugën Sole Stojçev 3, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për përdoruesit e rrugës Sole Stojçev, rrugës Zhelevo dhe një pjesë të rrugës Volgogradska. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundimin e riparimit të defektit.
Gjithashtu, nga Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime Shkup informojnë se për shkak të defektit në rrugë f-80 mm në rrugën 3/11 Morani, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për përdoruesit e Moranit. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:15 deri në përfundimin e riparimit të defektit.



