E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nesër në mëngjes, mot me re të ndryshueshme, pasdite në vende të ndryshme do të ketë kushte për shi lokal të dobët

20.10.2026, 17:46

Nesër në mëngjes do të jetë mot me re të ndryshueshme me periudha me diell. Në orët e pasdites, fillimisht në pjesët më perëndimore, pastaj në vende të ndryshme do të ketë kushte për shi lokal të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila herë pas here përgjatë luginës së Vardarit do të forcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 10, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me re të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.


MOTI NË DITËT E ARDHMES

Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, nga nesër deri në fillim të javës së ardhshme të punës, moti do të jetë me re të ndryshueshme me reshje shiu që herë pas here do të jenë më të bollshme, ndërsa të enjten do të shoqërohen edhe me shfaqje të rrufeve të rralla. Nesër dhe të enjten në vende të ndryshme do të ketë kushte për shfaqje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, përveç të premtes kur do të jetë e përforcuar dhe nga drejtimi veriperëndimor.

Lajme të ngjashme