E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Vuçiç: Lufta e Tretë Botërore është e pashmangshme

20.10.2026, 17:25

Ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiç vlerësoi se bota po lëviz drejt një konflikti të madh ushtarak dhe se Lufta e Tretë Botërore është e pashmangshme për shkak të armatosjes së shpejtuar të vendeve evropiane.

Në një intervistë për gazetarën ruse Kseniya Sobchak, ai paralajmëroi për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje në të gjithë Evropën, përfshirë edhe vendet skandinave, të cilat njëkohësisht po forcojnë kapacitetet e tyre ushtarake.

Si shembull, ai përmendi kompaninë gjermane të mbrojtjes "Rheinmetall", fitimi i së cilës, sipas tij, është rritur shtatëmbëdhjetë herë për shkak të kërkesës së shtuar për pajisje ushtarake. "Nuk jam as budalla as i verbër. Nëse nuk e shihni se si Evropa po armatoset, atëherë qëllimisht po e injoroni. Por, pse po armatosen? Me çfarë qëllimi?", pyeti Vuçiç.

X (Twitter)

⚡️ “Lufta e Tretë Botërore është e pashmangshme,” — Vuçiç

Sipas Vuçiçit, Evropa po armatoset shpejt dhe po përgatitet për një konflikt të madh, duke shpenzuar sasi të mëdha parash për armë.

“Është si në dramën e Çehovit: nëse një armë varur në mur shfaqet në aktin e parë, ajo do të qëllojë në… pic.twitter.com/ZFAnOaHYGO

— NEXTA (@nexta_tv) 20 tetor 2026

Shiko në X

Vuçiç e krahasoi situatën me rregullën letrare nga dramat e Anton Çehovit, sipas së cilës arma që shfaqet në aktin e parë duhet të qëllojë në fund. Ai beson se e njëjta logjikë mund të aplikohet edhe për Evropën, ku akumulimi i armëve mund të përfundojë me një konflikt të armatosur.

Ai tha se qeveritë evropiane vazhdojnë të forcojnë forcat e tyre të armatosura, dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtje e shpjegojnë me nevojën për mbrojtje nga Rusia.

Vuçiç shprehu pesimizëm për situatën ndërkombëtare të sigurisë dhe vlerësoi se përgatitjet për një luftë të madhe po bëhen gjithnjë e më të dukshme. "Do të isha njeriu më i lumtur në botë nëse gaboj, por kam frikë se nuk është kështu", tha Vuçiç, siç raportuan mediat serbe.

Kjo nuk është hera e parë që ai paralajmëron për mundësinë e një konflikti global, duke përmendur si shkak kryesor tensionet gjeopolitike dhe eskalimin ushtarak.

Gjatë bisedës, ai u ndal edhe te marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe vendet perëndimore, si dhe te lufta në Ukrainë. Pavarësisht paralajmërimeve, ai përsëriti qëndrimin se diplomacia dhe negociatat mbeten kyçe për parandalimin e një eskalimi të mëtejshëm.

Lajme të ngjashme