Nesër me diell dhe ngrohtë deri në 26 gradë, nga e mërkura pasdite shi, paralajmëron UHMK

Moti nesër do të jetë me diell me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.
Në Shkup, me diell dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.
Që nga e mërkura pasdite dhe në ditët në vijim do të ketë vranësira të ndryshueshme me reshje shiu. Të enjten reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme, të shoqëruara me bubullima të herëpashershme. Deri të enjten në lugina do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit dhe vranësira të ulëta. Të premten do të fryjë erë e fortë veriperëndimore.



