E shtunë, 17 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Në Brvenicë nesër zgjidhet kryetari i komunës, sot votojnë të sëmurët dhe të dobëtit

17.10.2026, 08:48

Banorët e Komunës së Brvenicës nesër do të votojnë në zgjedhjet lokale të parakohshme për zgjedhjen e kryetarit të komunës, ndërsa sot të drejtën e tyre të votës e ushtrojnë personat e sëmurë dhe të dobët.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), sot duhet të votojnë 88 persona të sëmurë dhe të dobët.

Në listën e zgjedhësve për dhjetë vendbanimet në komunë janë regjistruar gjithsej 16.256 zgjedhës. Nga ta, 449 janë në punë të përkohshme jashtë vendit, ndërsa nëntë persona ndodhen në burg ose në paraburgim.

Vendvotimet nesër do të jenë të hapura nga ora 7 deri në 19.

Lajme të ngjashme