E shtunë, 17 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Tërmet me magnitudë 4.2 godet Kefaloninë në Greqi

17.10.2026, 09:16

Tërmeti me magnitudë 4.2 sipas shkallës Rihter goditi sot ishullin grek Kefalonia, njoftoi Instituti Gjeodinamik pranë Observatorit Kombëtar në Athinë.

Tërmeti ndodhi në orën 2:57 me kohë lokale, dhe epiqendra ishte në një thellësi prej pesë kilometrash, rreth 11 kilometra nga ishulli Itaka dhe 93 kilometra nga qyteti Patra.

Sipas dëshmive të publikuara në faqen e internetit të Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmiologjisë (EMSC), tërmeti nuk zgjati shumë, por në shtëpi u ndje lëkundje.

Derisa tani nuk ka informacione për persona të lënduar ose dëme materiale.

Lajme të ngjashme