Moti i ndryshueshëm me reshje lokale të përkohshme shiu

Moti i ndryshueshëm me reshje lokale të përkohshme shiu, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në vende të caktuara reshjet do të jenë shtrënguese të shoqëruara me bubullima. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull në mëngjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 19 deri 24 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të përkohshme shiu. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë shtrënguese, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.
Moti në ditët në vijim
Të premten në orët e mëngjesit do të ketë shi lokal të përkohshëm, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Të shtunën do të mbajë mot stabil, ndërsa nga e diela dhe ditët pas saj do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe më freskët me reshje lokale të përkohshme shiu.


