Moti i ndryshueshëm me reshje të herëpashershme shiu: fundjava me diell

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa nga malet më të larta reshjet do të kalojnë në borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 1 deri në 10, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 11 deri në 19 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me shi të herëpashershëm. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.
Moti në ditët në vijim
Gjatë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së re do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe stabil me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës.

