E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nga nesër mot me re të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu dhe erë të fortë veriperëndimore

11.10.2026, 20:25

Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, pritet një periudhë me
mot me re të ndryshueshme, në disa vende me reshje të herëpashershme shiu. Nga nesër deri në fillim të
fundjavës së ardhshme do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, që herë pas here në disa vende do të jetë e fuqishme, njoftoi UHMK.

Moti nesër do të jetë me re të ndryshueshme me reshje lokale të herëpashershme shiu, temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 14 deri në 22 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit prej 14 dhe ditore deri në 20 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme