Nesër, mot me re të ndryshueshme dhe më i ftohtë

Moti nesër, me re të ndryshueshme dhe më i ftohtë. Do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë nga drejtimi verior, e cila në vende të caktuara do të kalojë shpejtësinë prej 60 km/h. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 4 deri në 11, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 11 deri në 18 gradë.
Në Shkup, me re të ndryshueshme dhe më i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare, në pjesë të luginës herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.
MOTI NË DITËT NË VAZHDIM
Derisa të premten do të mbizotërojë mot me re të ndryshueshme dhe më i ftohtë. Sot dhe të premten do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu, të cilat në disa nga malet më të larta do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, e cila në vende të caktuara do të jetë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h. Gjatë fundjavës do të jetë me diell me re të vogla deri mesatare.



