E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Deri të premten do të mbizotërojë mot me re të ndryshueshme dhe më i ftohtë: fundjavën do të jetë me diell

14.10.2026, 06:21

Moti sot do të jetë me re të ndryshueshme dhe më i ftohtë. Do të fryjë erë e fuqishme deri e fortë nga drejtimi verior, e cila në vende të caktuara do të kalojë shpejtësinë prej 60 km/h. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 18 gradë.

Në Shkup, mot me re të ndryshueshme dhe më i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare, në pjesë të lugut herë pas here erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

Moti në ditët në vijim

Deri të premten do të mbizotërojë mot me re të ndryshueshme dhe më i ftohtë. Sot dhe të premten do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu, të cilat në disa nga malet më të larta do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior, e cila në vende të caktuara do të jetë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h. Gjatë fundjavës do të jetë me diell me re të vogla deri mesatare.

Lajme të ngjashme

Siljanovska-Davkova: E vërteta historike për hebrenjtë maqedonas duhet të ruhet

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…

18:01
Nesër mot me diell me temperatura deri në 20 gradë

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…

17:59