E martë, 27 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Moti i ndryshueshëm me re dhe më freskët me kushte për reshje shiu në pjesët veriore

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me re dhe më freskët me kushte për reshje shiu në pjesët veriore, të cilat në malet më të larta do të kalojnë në reshje të përkohshme bore. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, në disa vende herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 8, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me re dhe më freskët me kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Moti në ditët në vijim

Që nga sot do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me re, përveç në pjesët veriore ku do të ketë kushte për shfaqjen e reshjeve të shiut, të cilat në malet më të larta do të kalojnë në reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa sot dhe nesër në disa vende përgjatë Vardarit herë pas here erë e përforcuar deri e fortë nga veriperëndimi. Të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë kushte për reshje.

Lajme të ngjashme