E diel, 25 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe shi të herëpashershëm

25.10.2026, 07:27

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të herëpashershme të shiut parashikon Drejtoria për punë hidrometeorologjike për sot. Në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës, dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për shfaqjen e mjegullës së dobët në orët e mëngjesit. Pasdite në pjesë të Lugines së Shkupit janë të mundshme reshje të herëpashershme shiu. Temperatura do të lëvizë nga 10 deri në 17 gradë, dhe do të fryjë erë e dobët juglindore.

Gjatë javës së re të punës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i qëndrueshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa nesër dhe të martën përgjatë Vardarit herë pas here do të forcohet era veriore.

Lajme të ngjashme