E diel, 25 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Drejtori i Policisë Financiare Slobodan Ivanovski në konferencë të shefave të policisë në SHBA

25.10.2026, 10:14

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Slobodan Ivanovski, po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP 2026), që mbahet në Orlando, Florida, së bashku me drejtorët e Administratës Doganore dhe Byrosë për Siguri Publike.

Ivanovski merr pjesë në konferencë me ftesë zyrtare nga Programi Ndërkombëtar për Trajnim dhe Ndihmë në Drejtimin e Hetimeve Kriminale (ICITAP), brenda Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

Në hapjen solemne u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në luftën kundër krimit të organizuar.

Drejtoria e Policisë Financiare thekson se pjesëmarrja në konferencë është veçanërisht e rëndësishme për shkak të prezantimit të teknologjive të reja dhe mjeteve inovative për zbulimin dhe luftimin e krimit financiar dhe formave të tjera të krimit.

Sipas institucioni, zgjidhjet dhe praktikat moderne teknologjike mund të kontribuojnë në një punë më efikase në procedurën paraprake hetimore, ku Drejtoria ka një rol të rëndësishëm.

Pjesëmarrja në konferencë, sipas Drejtorisë, paraqet një mundësi për njohjen me praktikat ndërkombëtare dhe përmirësimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë nga vende të tjera, veçanërisht në fushën e hetimeve të koordinuara dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit në raste që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Drejtoria thekson se përdorimi i metodave moderne dhe zbatimi i rreptë i ligjeve janë të rëndësishme për mbrojtjen e sigurisë dhe interesave kombëtare të shtetit.

Lajme të ngjashme