(Video) Alvarez shënoi për fitoren, pastaj iu kërkoi falje tifozëve të Atleticos

Futbollisti i Atleticos së Madridit, Julian Alvarez, vendosi ndeshjen kundër Deportivo La Coruna, dhe më pas iu kërkoi falje tifozëve. Atletico, mbrëmë, arriti një fitore minimale, me golin e argjentinasit të shënuar në minutën e 48-të. Ekipi i Diego Simeones, në javën e dhjetë regjistroi fitoren e tetë në sezon.
Tifozët e Atleticos më parë e kritikuan Julian Alvarezin sepse publikisht shprehu dëshirën e tij për t'u transferuar te Barcelona. Transferimi nuk u realizua sepse Atletico nuk pranoi ofertën.
Alvarez, në kulmin e Kampionatit Botëror deklaroi se me transferimin te Barca do t'i realizonte ëndrrat dhe se kjo është më e mira për të gjitha palët.
"Dua t'u kërkoj falje tifozëve për atë që thashë gjatë Kampionatit Botëror. Sikur të isha tifoz, edhe unë do të isha i zemëruar. Ata më mbështetën gjatë javëve të fundit. Tani është koha të përqendrohem në punën me ekipin", tha sulmuesi, duke shtuar:
"Ndjehem gjithnjë e më mirë. Bashkëlojtarët e mi janë gjithashtu përgjegjës për këtë, të cilët më mbështetën. Punoj shumë dhe ndjehem gjithnjë e më mirë. Kur ndihesh mirë në jetë, kjo shihet edhe në fushë."
Alvarez ka dy gola dhe dy asistime këtë sezon, ndërsa Atletico është në vendin e dytë në La Liga me 25 pikë.
Foto/ Depositphotos



