E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Siljanovska-Davkova në prag të COP31: Detyrimet klimatike t’i kthejmë në investime konkrete dhe rezultate të matshme

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot u drejtua në ngjarjen „Dialog Kombëtar në prag të COP31“, organizuar nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Për Siljanovska-Davkova, ndryshimet klimatike nuk janë vetëm çështje e mbrojtjes së natyrës, por një krizë sistematike që prek të gjitha segmentet e shoqërisë dhe kërkon urgjencë, përgjegjësi dhe veprim të përbashkët.

Ajo theksoi rëndësinë e miratimit të shpejtë të Ligjit për Veprim Klimatik, i cili, siç theksoi, është një nga dokumentet më të rëndësishme në agjendën reformuese lidhur me BE-në, për të cilin është marrë dritë jeshile nga Komisioni Evropian në lidhje me përputhshmërinë me legjislacionin evropian.

Në prag të COP31, në Antalia, ku presidentja do të udhëheqë delegacionin shtetëror maqedonas, ajo përcolli mesazhin se duhet të paraqitemi me prioritete kombëtare të qarta, projekte të përgatitura dhe nevoja të përcaktuara qartë për financim.

Sipas saj, Konferenca është një mundësi jo vetëm për të artikuluar prioritetet tona, por edhe për të treguar se jemi të gatshëm t’i kthejmë detyrimet klimatike në investime konkrete dhe rezultate të matshme.

Lajme të ngjashme