Kemi pasur një takim konstruktiv, presim një përgjigje, tha Mickoski për bisedimet me studentët

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske në lidhje me mënyrën se si po zhvillohen bisedimet me studentët rreth shumës së ushqimit studentor dhe cilat zgjidhje u ofruan, deklaroi:
„Po, kemi pasur një takim ku biseduam edhe për ushqimin studentor, por biseduam edhe për dhënien e provimit të drejtësisë. Mendoj se kemi pasur një takim konstruktiv që zgjati dy orë. Ne shpjeguam propozimin që ka Qeveria dhe e vlerësojmë se ai propozim është shumë më i mirë si zgjidhje sesa ajo që ata kanë tani, për të cilën edhe ata ranë dakord. Dhe tani presim një përgjigje, na u premtua që të njëjtën ditë deri në mbrëmje do të marrim një version draft të asaj që ata do ta komunikojnë me kolegët, por nuk e morëm. Ja sot është dita e dytë, shpresoj që sot do ta marrim atë version draft që do ta komunikojnë me kolegët për atë që u diskutua në takim.“
Lidhur me atë që u propozua rreth dhënies së provimit të drejtësisë dhe nëse është ajo që e bëri të ditur ministri i drejtësisë, kryeministri Mickoski shtoi:
„Ajo që e komunikoi ministri i drejtësisë është ajo që ne si Qeveri e kemi punuar, sepse deri tani, duhet ta pranoj, nuk ka pasur asnjë propozim. Madje ato parti politike që sot përpiqen ta polarizojnë situatën në shtet në bazë etnike, nuk kanë bërë asgjë më shumë se dy dekada. Ne si Qeveri kemi marrë iniciativë dhe vlerësojmë se ajo zgjidhje që po ofrojmë, e cila do të dërgohet te Komisioni i Venecias, është një zgjidhje që nga njëra anë ofron kënaqësinë e të drejtës për të dhënë provimin në gjuhën në të cilën është përfunduar arsimi i lartë, pra e drejta për gjuhën amtare dhe së dyti të kemi sundim të ligjit sepse parimi lingua franca, pra një gjuhë në drejtësi është praktikisht rekomandimi kryesor në mendimin që jep Komisioni i Venecias për Ligjin për gjuhët.“



