ZNAM: Planifikim hapësinor me vizion, menaxhim i përgjegjshëm dhe rezultate konkrete për Maqedoninë

Aleksandar Gelevski, drejtor i Agjencisë për planifikimin e hapësirës, prezantoi rezultatet e punës së institucionit në vitin 2025 dhe aktivitetet e vazhduara në vitin 2026.
Në fokus të punës, sipas njoftimit, është Plani Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021–2040, i cili në dhjetor 2025 u dorëzua te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa në maj 2026 u dorëzua edhe një version i plotësuar.
"Bëhet fjalë për një dokument strategjik nga i cili varen zhvillimi i ardhshëm infrastrukturor, investimet dhe rregullimi i qëndrueshëm i hapësirës në shtet.
Gjatë vitit 2025 Agjencia përgatiti 435 kushte për planifikimin e hapësirës, punoi në dokumentacion urbanistik për projekte me rëndësi shtetërore dhe lokale, përfshirë edhe pikat kufitare Tabanovc dhe Bogorodicë dhe aeroportin "Shën Apostull Pavël", dhe filloi edhe fazën e parë të
Planit Urbanistik Gjeneral të Kumanovës".
Rezultate, siç theksoi, janë vërejtur edhe në punën financiare dhe institucionale.
Agjencia, shtoi ai, arriti fitimin më të madh para taksave në pesë vitet e fundit, me njëkohësisht ulje të shpenzimeve në krahasim me vitin paraprak.
"Auditimi i pavarur vlerësoi pozitivisht paraqitjen e gjendjes financiare dhe suksesin e institucionit.
Veçanërisht e rëndësishme është përmirësimi i integritetit institucional. Sipas raportit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përmbushja e sistemit të integritetit të Agjencisë u rrit nga 15.3% në vitin 2024 në 71.15% në vitin 2025. Kjo është një rritje prej 55.85 pikë përqindjeje, e arritur përmes futjes së rregullave më të qarta, standardeve etike dhe mekanizmave për menaxhim të përgjegjshëm.
Cilësinë e punës profesionale e konfirmojnë edhe njohjet ndërkombëtare, përfshirë Çmimin e Madh "Vladimir Maçura" në Sallonin e 34-të Ndërkombëtar për Urbanizëm në Zrenjanin, për studimin e zhvillimit urban brenda Planit Hapësinor të shtetit".
Nga ZNAM theksojnë se funksioni publik do të thotë përgjegjësi, llogaridhënie dhe rezultate të matshme.
Institucionet, vlerësojnë në këtë parti, duhet të punojnë profesionalisht, të menaxhojnë në mënyrë racionale burimet publike dhe të krijojnë zgjidhje afatgjata në interes të qytetarëve.
"Maqedonia ka nevojë për zhvillim të planifikuar, të qëndrueshëm dhe të barabartë, jo për improvizime dhe zgjidhje afatshkurtra".



