Arrestohen dy vjedhës drunjsh në Prilep dhe Krushevë, janë gjetur dhe konfiskuar dru të palegalizuar

Policia arrestoi dy vjedhës drunjsh në Prilep dhe Krushevë, janë gjetur dhe konfiskuar dru të palegalizuar.
Sipas informacioneve të MPB-së, dje në fshatin Zhitoshë, komuna Dolneni, punonjës policie nga Njësia Policore Ropotovo e privuan nga liria V.S.(57) nga fshati Zhitoshë, sepse në vendin e quajtur "Nadvodnica" në fshatin Zhitoshë u kap me një rimorkio të ngarkuar me dru zjarri të palegalizuar.
Të njëjtën ditë edhe në fshatin Belushino, Krushevë, punonjës policie nga Njësia Policore Ropotovo e privuan nga liria S.B.(69) nga fshati Belushino, sepse gjatë kontrollit të një traktori me targa të Krushevës, që ai e drejtonte, u gjetën dhe u konfiskuan dru të palegalizuar dhe një sharrë motorike.
Pas dokumentimit të rasteve, kundër personave do të ngrihen kallëzime të përshtatshme.



