E martë, 27 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Foto) Kontroll në Kavadarci, gjetur pushkë gjuetie, mjete të ndaluara për gjueti dhe mish prej kafshësh të egra: arrestohet një burrë 69-vjeçar

Dje rreth orës 15:00, punonjës policie nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovo pranë Qendrës Rajonale për Kontroll Kufitar Jug, nga Seksioni për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Readmision pranë Qendrës Rajonale për Kontroll Kufitar Jug dhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kavadarci, arrestuan 69-vjeçarin J.P. nga Kavadarci.

Pas marrjes së masave dhe informacioneve, me urdhër gjykate u kryen kontrolle në shtëpinë e tij të pushimit dhe në ambientet ndihmëse në vendin e quajtur "Vasov Grad, Kavadarci" dhe në banesën ku jeton në Kavadarci.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e pushimit, personi dorëzoi vullnetarisht një pushkë gjuetie "Zastava", tre fishekë gjuetie kalibri 12, rreth 13 kilogramë mish prej dre dhe nëntë mjete të ndaluara për gjueti (kapëse), prej të cilave në njërën kishte mbetje të gjurmëve biologjike.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas hetimit të plotë dhe dokumentimit të rastit, ndaj personit do të ngrihen padi për "gjueti të paligjshme" sipas nenit 228 dhe "prodhim, mbajtje dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese" sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Lajme të ngjashme