Nikoloski: Autostrada Shkup-Blacë na lidh drejtpërdrejt me portin e Barit

Lidhja më cilësore infrastrukturore e Maqedonisë me rajonin është prioritet kryesor i Qeverisë. Si një vend pa dalje në det, ne ndërtojmë infrastrukturë që do të na lidhë drejtpërdrejt me tre porte, theksoi zëvendëskryeministri i Qeverisë, Aleksandar Nikoloski, në takimin me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Filip Ivanoviq.
Kjo sipas zëvendëskryeministrit Nikoloski është një mundësi e re për zhvillimin e ekonomisë vendase, bashkëpunimin tregtar me vendet dhe tregje të reja për kompanitë.
"Maqedonia në fund të gushtit filloi ndërtimin e autostradës Shkup-Blacë, e cila do të thotë lidhje direkte me Malin e Zi, lidhje autostradale dhe hapje e Maqedonisë drejt një porti të tretë, që është porti i Barit. Duke pasur parasysh se tashmë kemi lidhje të mirë me portin e Selanikut, po ndërtojmë lidhje me portin e Durrësit dhe me ndërtimin e kësaj autostrade do të kemi një lidhje të shkëlqyer edhe me portin e Barit dhe në këtë mënyrë po bëjmë atë që është më e mira për shtetin, që si një shtet pa dalje në det të kemi dalje në të paktën tre porte", theksoi Nikoloski.



