E shtunë, 24 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Shtetas shqiptar arrestuar në rrethin e Prilepit, kapur duke djegur bar të thatë

24.10.2026, 12:38

Një shtetas shqiptar 38-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke shkaktuar zjarr në hapësirë të hapur në rrethin e Prilepit.

Sipas informacioneve nga policia, rasti ka ndodhur më 23 tetor, rreth orës 14:20, në vendin e quajtur "Kolivadi", në territorin e fshatit Zhitoshë. Punonjës policie nga Njësia Policore Ropotovo e kanë kapur M.Ç. duke djegur bar të thatë në hapësirë të hapur.

Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Mbrojtjes nga Zjarri në Prilep, dhe për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.

I dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet padi sipas nenit 288 të Kodit Penal, për veprën penale "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

Lajme të ngjashme