Kapur në prerje ilegale të 43 trungjeve të lisit në Strugë, arrestohen dy burra

Dy banorë të fshatit Podgorcë në Strugë u arrestuan pasi u kapën duke prerë në mënyrë ilegale 43 trungje lisash në zonën e Podgoreçkit Babila. Drurët e prerë i ngarkonin në tre automjete pasagjerësh për transport ilegal.
MPB njofton se E.A., 46 vjeç, dhe R.A., 45 vjeç, u kapën më 16 tetor në orën 17:00 gjatë një aksioni të koordinuar të punonjësve të policisë dhe Policisë Pyjore.
Drurët i ngarkonin në automjetet “Opel”, “Zastava” dhe “Suzuki”.
Në udhëzimin e prokurorit publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të dyve do të ngrihet padi penale për “shkatërrim pyjesh”, sipas nenit 226 të Kodit Penal.



