E premte, 23 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Merç paralajmëron për spiunazh të shtuar rus në Gjermani pas arrestimit të një shtetasi ukrainas

23.10.2026, 09:22

Gjermania është objekt i aktiviteteve intensive spiunazhi, paralajmëroi kancelari Friedrich Merç pas arrestimit të një shtetasi ukrainas të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë, transmeton BBC.

"Le të mos mashtrohemi – aktivitetet e shërbimeve ruse të inteligjencës në Gjermani vazhdojnë të jenë në një nivel të lartë të vazhdueshëm", deklaroi Merç, duke e vlerësuar zbulimin e rastit si një sukses.

Sipas prokurorisë federale gjermane, i dyshuari, i identifikuar si Vadim J., përmes një ndërmjetësi ka qenë në kontakt me shërbimin rus të inteligjencës të paktën që nga korriku i vitit 2025. Ai dyshohet se ka mbledhur informacione për prodhimin e automjeteve të blinduara, municioneve dhe eksplozivëve, si dhe të dhëna për objekte ushtarake të lidhura me sigurinë e krahut lindor të NATO-s. Ai pritet të paraqitet sot para gjykatës hetues.

Kjo nuk është e vetmja rast. Në Gjermani këtë vit janë arrestuar disa persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë dhe forcave të tjera të huaja. Mes tyre janë edhe persona të akuzuar se kanë ndjekur një njeri që dërgonte dronë nga Gjermania në Ukrainë.

Merç, i cili dje qëndroi në një konferencë në Mal të Zi, paralajmëroi se në muajt dhe vitet e ardhshme me shumë gjasa do të zbulohen raste të tjera të ngjashme.

Gjermania është një nga furnizuesit kryesorë evropianë të Ukrainës me armë që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022. Berlini kohët e fundit ka akuzuar Moskën edhe për një sërë sulmesh hibride, përfshirë një incident me një dron në aeroportin Leipzig/Halle, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin i ka mohuar akuzat.

Lajme të ngjashme