E shtunë, 24 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Policia italiane kryen mbi 150 bastisje pas protestave të dhunshme në Milano

24.10.2026, 13:14

Policia italiane ka kryer më shumë se 150 bastisje në Milano, Monza dhe në mbi 20 qytete të tjera, kryesisht në rajonin e Lombardisë, në kuadër të hetimit për trazirat që ndodhën fundjavën e kaluar, njoftoi agjencia ANSA.

Sot në Itali janë paralajmëruar dhjetëra demonstrata, në kushte të masave të shtuar sigurie pas protestave të fundit dhe përleshjeve të dhunshme në Milano.

Qeveria italiane të mërkurën miratoi një dekret me masa urgjente për ruajtjen e sigurisë publike dhe për luftimin e kriminalitetit të të miturve. Masat parashikojnë mundësinë e mbajtjes preventive të të miturve, dënime më të rrepta për dhunën e organizuar dhe vendosjen e 500 ushtarëve shtesë në rrugët e Milanos.

Me rregullat e reja futet edhe supozimi i përgjegjshmërisë për të miturit nga mosha 14 vjeç, që do të thotë se do të konsiderohen të aftë të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe t’i menaxhojnë ato, përveç nëse provohet e kundërta.

Masat vijnë pas një serie demonstratash dhe incidenteve të dhunshme, për të cilat autoritetet italiane paralajmëruan ashpërsimin e qasjes ndaj shkeljeve të rendit dhe sigurisë publike.

Lajme të ngjashme