E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Maqedonia nën ndikimin e ciklonit: Nga nesër mot më i ftohtë me reshje shiu

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga nesër deri të martën (03.11.) moti do të jetë kryesisht i vrenjtur dhe më i ftohtë me reshje të herëpashershme shiu, njofton UHMK.

Reshje më të bollshme do të ketë të dielën dhe të hënën në fund të ditës dhe gjatë natës drejt të martës. Në shumë vende pritet të bjerë një sasi më e madhe shiu (mbi 25 litra për metër katror në 24 orë), dhe gjatë periudhës së parashikuar lokalisht edhe mbi 60 litra për metër katror.

Në Shkup, nga nesër deri të martën moti do të jetë i vrenjtur me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ndryshueshëm. Të dielën dhe të hënën në fund të ditës dhe gjatë natës drejt të martës reshjet do të jenë më të bollshme. Për gjithë periudhën e parashikuar në Luginën e Shkupit pritet të bjerë mbi 40 litra për metër katror shi.

Lajme të ngjashme