E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

BE-ja dhe Kanada forcojnë bashkëpunimin në fushën e lëndëve të para dhe energjisë

Unioni Evropian dhe Kanada kanë arritur një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin tregtar në fushën e lëndëve të para dhe energjisë, me theks të veçantë në mineralet kritike nga Kanadaja, njoftoi "Politico".

Negociatat, të cilat u mbajtën në Montreal, përfunduan me sukses, dhe marrëveshja pritet të mundësojë investime më të mëdha evropiane në burimet natyrore kanadeze, të cilat janë kyçe për tranzicionin energjetik. Investimet do të kanalizohen përmes Bankës Evropiane të Investimeve.

Marrëveshja parashikon gjithashtu përgatitjen e një studimi afatgjatë mbi mundësitë e eksportit të gazit natyror të lëngshëm kanadez (LNG) në Evropë. Kanadaja ka rezerva të konsiderueshme gazi, por nuk ka infrastrukturë të mjaftueshme për likuidimin dhe transportin nga bregu lindor.

Në një deklaratë të përbashkët, BE-ja dhe Kanadaja njoftuan përshpejtimin e bashkëpunimit në projekte të lidhura me nxjerrjen, përpunimin, rafinimin, prodhimin dhe riciklimin e lëndëve kritike, si dhe projekte të mundshme të përbashkëta në vende të treta.

Të dyja palët njoftuan gjithashtu thellimin e bashkëpunimit në siguri, tregti, teknologji, inteligjencë artificiale dhe shërbime financiare.

Lajme të ngjashme