E diel, 1 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Turqia ndalon aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Në Turqi hyri në fuqi ndalimi i aksesit në rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Kontrolli i moshës për llogaritë ekzistuese të përdoruesve do të vazhdojë deri më 31 mars 2027, dhe gjatë periudhës së tranzicionit platformat gradualisht do të mbyllin profilet e fëmijëve, raporton "Anadolu".

Turqia në mes të tetorit ndaloi ofruesit e shërbimeve të rrjeteve sociale që të ofrojnë shërbime për të miturit nën 15 vjeç, në përputhje me rregulloret e reja të Drejtorisë për Sigurinë Kibernetike.

Në rregullore thuhet se ofruesit e shërbimeve "nuk mund t'u ofrojnë shërbime fëmijëve që nuk kanë mbushur 15 vjeç".

Përveç kësaj, platformat duhet të ofrojnë lloje të ndryshme shërbimesh dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e përdoruesve mbi 15 vjeç. Kontrolli i moshës duhet të japë përparësi mbrojtjes së të dhënave personale, duke përdorur metoda që përcaktojnë nëse përdoruesi plotëson kushtin e moshës pa zbuluar identitetin e tij.

Për të pasur akses në rrjetet sociale, përdoruesit do të duhet të konfirmojnë moshën e tyre përmes platformës qeveritare për shërbime elektronike e-Devlet. Pas kontrollit, ata do të marrin një token digjital me informacion për moshën e tyre.

Personave nën 15 vjeç do t'u refuzohet aksesin, ndërsa adoleshentët nga 15 deri në 18 vjeç do të mund të përdorin rrjetet sociale, por me kufizime të caktuara.

Shkëmbimi i mesazheve do të jetë i mundur vetëm me profilet e miqve, transmetimet live do të ndalohen, dhe përdoruesit nuk do të shohin reklama të destinuara për të rritur.

Lajme të ngjashme