E diel, 1 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Polici në Francë mori djegie të rënda pasi një demonstrues i hodhi koktej molotov

Një polici në Francë mori djegie të rënda pasi një demonstrues i hodhi koktej molotov, duke i marrë flakën këmbës.

Xhandarmëria Kombëtare Franceze vlerësoi se në protestat po përdoret "dhunë e papranueshme" ndaj anëtarëve të organeve të zbatimit të ligjit.

Në rrjetin social X, policia publikoi një foto dhe video ku shihet momenti kur i merr flakën këmbës policit. Ai pësoi djegie të rënda gjatë sulmit.

Giordano Bardela, kryetar i partisë së djathtë ekstreme Mbledhja Kombëtare, e përshkroi pajisjen zjarrvënëse si një armë "e destinuar për të vrarë", duke kërkuar që autorët të dënohen me vite të gjata burgimi. Në Francë prej ditësh ka protesta për shkak të kostove të larta të jetesës dhe gjendjes së keqe në arsim.

Protesta pati mbrëmë edhe në Portugali dhe Gjermani.

X (Twitter)

#31Octobre 🔹 Dhunë e papranueshme po ushtrohet ndaj forcave të rendit.
Mbështetje për shokun tonë që u dogj rëndë në këmbë nga një koktej molotov.
(Fotografia: Le Reporter sablais / video: CNews) https://t.co/7iROVMpBry

— Gendarmerie nationale (@Gendarmerie) 31 tetor 2026

Shiko në X

Lajme të ngjashme