Zjarr i madh në Koçan, u dogjën autobusë, garazhe dhe zyra

Një zjarr i madh shpërtheu këtë mëngjes në një hapësirë me garazhe dhe autobusë në Koçan, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Tym i dendur i zi u ngrit lart mbi qytet dhe ishte i dukshëm edhe nga vendbanimet përreth.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan dhjetëra automjete zjarrfikëse nga njësitë territoriale zjarrfikëse të Koçanit dhe Vinicës, si dhe nga Shoqëria Vullnetare e Zjarrfikësve të Koçanit. Në ndërhyrje morën pjesë rreth 30 zjarrfikës.
Sipas informacioneve fillestare, në zjarr u dogjën autobusë, garazhe dhe hapësira zyrash, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Aktualisht nuk ka informacione për shkaqet e shpërthimit të zjarrit, as për persona të lënduar eventualisht.



