Edhe 30 ditë paraburgim për katër të dyshuarit për vrasjet në Krom dhe Gjorçe Petrov

Katër të dyshuarit për grabitjet me pasoja vdekjeprurëse në lagjet e Shkupit Krom dhe Gjorçe Petrov morën vazhdimin e paraburgimit për 30 ditë të tjera, njoftojnë nga Gjykata Penale.
Bëhet fjalë për katër persona që më parë u arrestuan dhe u mbajtën në paraburgim 48-orësh, për shkak të dyshimit se janë të lidhur me vrasjet e dy personave në shtëpitë e tyre.
Prokuroria vazhdon hetimin për të dy rastet dhe mbledhjen e provave. Janë në proces edhe ekspertizat ADN, të cilat rezultatet e tyre duhet të jenë pjesë e materialit provues.
Lidhur me rastet u arrestuan A.S. (22), H.E. (20) dhe K.A. (58), të gjithë nga Shkupi, si dhe M.R. (26) nga Strumica. Policia i lidh me të dy ngjarjet.
Rasti i parë u zbulua më 22 tetor në lagjen Krom të Shkupit, ku në shtëpinë e tij u gjet i vdekur 62-vjeçari S.J., me shenja dhune.
Disa ditë më vonë, më 27 tetor, në një shtëpi në rrugën "Gjurchin Kokale" në Gjorçe Petrov u gjet e vdekur edhe 76-vjeçarja O.A., gjithashtu me shenja dhune.


